Thaçi dhe Haradinaj pritet të raportojnë për dëbimin e shtetasve turq

Aktuale

Thaçi dhe Haradinaj pritet të raportojnë për dëbimin e shtetasve turq

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 07:00
Shtetasit truq

Sot do të mblidhet sërish Komisioni Hetimor parlamentar, që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Po ashtu do të dëshmojë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.

Herën e kaluar dy krerët e shtetit nuk u paraqitën në Komison për të raportuar.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat