Eksperti i sigurisë tregon çka kërkoi SHBA-ja dhe Evropa nga Thaçi, por ky nuk i dëgjoi

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon çka kërkoi SHBA-ja dhe Evropa nga Thaçi, por ky nuk i dëgjoi

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 08:38
Hashim Thaçi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa e njohën Kosovën shtet në kufijtë që ajo kishte me Kushtetutën e viti 1974.

Ai thekson se, SHBA-ja dhe Evropa nga viti 2008 kërkuan që Hashim Thaçi të zhvilloj vendin në frymën e demokracisë evropiane, gjë të cilën, sipas tij, Thaçi nuk e bëri.

Ai shton se po nga ai vit, Thaçi instaloi logjikën primitive të qeverisjes përmes krimit dhe korrupsionit, ndërsa nga paaftësia e tij për të qeverisur vendin po i lutë ndërkombëtarët që një pjesë të territorit të Kosovës të ia falë Serbisë.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Fadil Kajtazit:

1. Serbia duroi bombardimin 77 dite për te mbrojtur territorin;

2. SHBA dhe Evropa e njohën Kosovën shtet ne kufijtë qe ajo kishte me Kushtetutën e vitit 1974;

3. SHBA dhe Evropa nga 2008, kërkuan qe Thaçi te zhvilloi vendin ne frymën e demokracive evropiane, gjë te cilën ai nuk e beri;

4. Nga 2008 e deri me 2018, Thaçi instaloi logjiken primitive te qeverisjes përmes krimit dhe korrupsionit;

5. Thaçi, nga paaftësia për te qeverisur vendin, po i lute ndërkombëtarët qe nje pjese te territorit te Kosovës te ja fale Serbisë.

6. Krejt këtë pune është duke munduar ta "lyen me kos" te patriotizmit.

7. Te fala Edi Rama, grosha pa krip!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat