Berisha e përkrah deklaratën e Shalës: Korrigjimin e kufirit e quan temë makabër

Aktuale

Berisha e përkrah deklaratën e Shalës: Korrigjimin e kufirit e quan temë makabër

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:34
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha e ka përkrahur deklaratën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala lidhur me korrigjimin e kufirit.

Ai përmes një postimi në Facebook, dekoratën e Shalës e ka quajtur një formulim më të qartë e të saktë.

Postim i plotë:

Ne pyetjen rreth planit per korigjimin e kufinjeve, kinse si kerkese e partnereve, deputeti i LDK-se,

Kujtim Shala, u pergjigj:

“miqte dhe partneret e Kosoves nuk mund te kene plane per zhberjen e shtetit te Kosoves, ai qe ka plane te tilla dhe variante te tilla nuk eshte as mik as partner i Kosoves.”

Per sa kohe qe eshte hapur kjo teme makabre, nuk kam lexuar/degjuar nje formulim me te qarte e te sakte.

Do te ishte mire qe ne te gjithe ta lexojme e rilexojme kete formulim, e te mesojme se sa te panevojshme jane sterkomplikimet dhe filozofite boshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat