Jakup Krasniqi i reagon Hashim Thaçit: Ujqit në torishtë e delet në numër?!

Aktuale

Jakup Krasniqi i reagon Hashim Thaçit: Ujqit në torishtë e delet në numër?!

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:44
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi takimeve të zhvilluara në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e ka vënë në pikëpyetje këtë deklaratë të Thaçit, duke thënë se “se Kosova domosdoshmërishtë duhet t’i jep një copë të madhe Serbisë së Vuçiqit, që ata ta shesin në Serbi, si një sukses të madh të tyre për ta njohur pastaj Kosovën e Pavarur?! Kush mund të na garantoj, se pajtimi i Serbisë për ta njohur Kosovën është edhe fitore e Kosovës?”

Postimi i plotë:

UJQIT NË TORISHTË E DELET NË NUMËR?!

Thënia e cituar më poshtë të dukët se ka përmbajtje, në fakt është një karrem i mirë vetëm për mendjen e peshkut. Lexojeni me vëmendje:

“Senatorët republikanë dhe demokratë janë të bashkuar rreth Kosovës dhe mbështesin fuqishëm perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe domosdoshmërinë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë”.

Dy të tretat e fjalisë janë vetë karremi, për një të tretën apo pjesën e fundit të saj:

“... domosdoshmërinë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë”

Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë: se Kosova domosdoshmërishtë duhet t’i jep një copë të madhe Serbisë së Vuçiqit, që ata ta shesin në Serbi, si një sukses të madh të tyre për ta njohur pastaj Kosovën e Pavarur?! Kush mund të na garantoj, se pajtimi i Serbisë për ta njohur Kosovën është edhe fitore e Kosovës?

Kjo gjithçka mund të jetë, vetëm fitore për Kosovën, Jo kurrë!

A nuk i bije kjo si ajo thënia: “ujqit në torishtë, e delet në numër”?

A mund t’i besohet kësaj përralle që sa muaj godet opinionin e Kosovës? E cila goditje i ka trullosur akademikët?! E nesër, pse mos t’i trullosë edhe deputetët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat