Komisionet përfundojnë projektligjet e FSK-së

Aktuale

Komisionet përfundojnë projektligjet e FSK-së

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:47
FSK

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot më mesditë shqyrton tri projektligjet e transformimit të FSK-së, të cilat i japin kompetenca shtesë duke e bërë ushtri mbrojtëse.

Pas komisionit, projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, do të dërgohen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, e cila do të caktojë datën se kur do të jenë në seancën plenare.

Projektligjet që kanë kaluar në lexim të parë, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do miratohen në mes të muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat