Pacolli përplaset me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, shkak vendosja e taksës

Aktuale

Pacolli përplaset me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, shkak vendosja e taksës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Behgjet Pacolli dhe Igor Crnadak

Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës e ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë “veprime skandaloze” për taksën 100%, të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Një akuzë të tillë, ministri Igor Crnadak e ka bërë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.

Ndërkohë, Pacolli i është përgjigjur atij, duke kritikuar pozicionin e këtij vendi, si dhe duke e akuzuar Bosnjë dhe Hercegovinën se po shërben si marionetë e Beogradit.

Siç ka thënë tutje, Pacolli, Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

“Taksa ka qenë veprim i domosdoshëm politik si kundërpërgjigje ndaj dëmeve që këto dy vende i shkaktojnë Kosovës duke mos respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se në Budva të Malit të Zi është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6.

“Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar Pacolli në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat