Selmanaj: Shkeljet për rastin e shtetasve turq u bënë nga Policia e Kosovës

Aktuale

Selmanaj: Shkeljet për rastin e shtetasve turq u bënë nga Policia e Kosovës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Komisioni Hetimor Parlamentar

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili është anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar ka thënë se në lidhje me ndriçimin e rastit të deportimit të shtetasve turqë, sipas dëshmive të deritanishme të gjitha shkeljet kanë ndodhur nga ana e Policisë së Kosovës.

”Të gjitha shkeljet kemi ardhë në përfundim që i ka bërë Policia e Kosovës”.

”Ata s’jane nën zbatimin e AKI-së por AKI nën zbatim të tyre. Nga të gjitha intervistat që i kemi bë ky është thuajse konkludimi ynë”.

Sipas Selmanajt Policia e Kosovës nuk është në zbatim të AKI-së, por AKI në zbatimin e tyre, derisa ky është një konkludim nga të gjitha raportimet e marra deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat