Gecaj: Lista Serbe dhe Hashim Thaçi po e mbajnë peng Qeverinë

Aktuale

Gecaj: Lista Serbe dhe Hashim Thaçi po e mbajnë peng Qeverinë

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Bajram Gecaj

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj thotë se zgjedhjet nacionale në Kosovë do të duhet të ndodhni dje.

Sipas tij, çdo shtyrje e zgjedhjeve e vazhdon sagën nëpër të cilën po kalon vendi.

Ai shton se, kjo Qeveri është e papërgjegjshme, e cila mbahet peng nga Lista Serbe dhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Gecaj thotë se këta po e kontrollojnë Qeverinë.

“Zgjedhje do të duhej të ndodhnin dje. Çdo shtyrje e zgjedhjeve veç sa e vazhdon sagën nëpër të cilën po kalon vendi ynë, me një Qeveri plotësisht të papërgjegjshme, e cila po mbahet peng si nga Lista Serbe ashtu edhe nga Presidenti i vendit, të cilët kontrollojnë plotësisht fatin e Qeverisë”, thotë Gecaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat