Haradinaj nderon tre dëshmorët e Llapit në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Haradinaj nderon tre dëshmorët e Llapit në 20 vjetorin e rënies

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre.

Duke vlerësuar lart veprën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se të dielën është përvjetori i rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ngjarje, që në atë kohë ka shënuar luftën e UÇK-së me një dhimbje të madhe.

“Edhe në këtë rast, shpreh nderim dhe respekt për të rënët për liri të të gjitha trojeve shqiptare, të të gjitha anëve, në kohën e UÇK-së”, tha kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat