Haradinaj bëri homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 74-të

Aktuale

Haradinaj bëri homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 74-të

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Ramush Haradinaj bëri homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, për nder të ditëlindjes së 74-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova bëri homazhe te varri i tij.

Kryeministri Haradinaj para mediave të pranishme tha se ka ardhur për të nderuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në vigjilje të ditëlindjes së tij.

“Kemi ardhur për ta nderuar me një simbolikë dhe në kujtim të angazhimit të madh të presidentit Rugova, për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, por edhe për Kosovën e pavarur, që e gëzojmë sot”,  tha kryeministri Haradinaj.

“Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së presidentit historik!’, tha kryeministri Haradinaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat