Pacolli tregon se çfarë i tha ministrit të jashtëm të Bosnjës gjatë përplasjes me të

Aktuale

Pacolli tregon se çfarë i tha ministrit të jashtëm të Bosnjës gjatë përplasjes me të

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:51
Behgjet Pacolli në WB6

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ka treguar në Facebook se çfarë i ka thënë homologut të tij nga Bosnja dhe Hercegovina, në përplasjen që ndodhi mes të dyve në “WB6”, transmeton “Bota sot”.

“Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm”, i ka thënë Pacolli homologut të tij, dhe jo vetëm.

Postimi i plotë:

Është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nisen e na akuzojnë. Këtë e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perendim. 
Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm. 
Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmê në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë nê mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes takses, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën per se, por më shumë e kanë hall të na fusin nê kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet. 
Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova sot në WB6, dhe këtë ia thashë homologut tim nga BeH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat