Haliti tregon pse Serbia do ta pëlqente liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Haliti tregon pse Serbia do ta pëlqente liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:34
Xhavit Haliti

I ftuar në emisionin Argument Plus ishte deputeti Xhavit Haliti.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës foli edhe për takimet që i ka me delegacione serbe nëpër samite të ndryshme.

Ai tregoi se në njërën nga këto takime, një pjesëtar i delegacionit serb i kishte thënë Halitit se ata po mbështesin fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi sipas tyre atëherë do të iknin gjysma e popullatës nga Kosova, e pastaj Serbia do ta kishte më lehtë të merrej me gjysmën e popullatës së mbetur në Kosovë.

Duke përmendur Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, Haliti shtoi se të gjithë e dimë se ata janë shqiptarë historikisht, mirëpo dihet edhe vizioni evropian, që kërkon një Evropë të bashkuar pa ndryshuar kufij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat