Hoti ngushëllon SHBA-në për ish-presidentin Bush: T'i ruajmë këto vija të kuqe, të cilat tash po tentohet të shkelen      

Aktuale

Hoti ngushëllon SHBA-në për ish-presidentin Bush: T'i ruajmë këto vija të kuqe, të cilat tash po tentohet të shkelen      

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:12
Avdullah Hoti

 Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime familjes në popullit amerikanë për vdekjen e për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për VIJEN E KUQE që i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen të forcave serbe në Kosovë”

Postimi i plotë:

Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosoves i eshte perjete mirenjohes per VIJEN E KUQE qe i vendosi Serbise me 1992 lidhur me nderhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Nderkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se "MJAFT ESHTE MJAFT, KOSOVA DUHET TE JETE E PAVARUR".

Ngushellime familjes se tij dhe gjithe popullit amerikan. E perjetshme miqesia e Kosoves me popullin amerikan.

T'i ruajme keto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen.       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat