Dokumentohet se para të Shtetit u dhanë për librin e Presidentit

Aktuale

Dokumentohet se para të Shtetit u dhanë për librin e Presidentit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 11:45
Kopertina e librit të Thaçit

Të paktën 65 mijë dollarë amerikanë janë dokumentuar se janë dhënë për librin biografik “New State, Modern Stateman” të Presidentit Hashim Thaçi. Kjo është njëra prej gjetjeve të shumta të Komisionit Hetimor për Shpenzimet e Lobimit, i cili është përfunduar dhe javën e ardhshme shkon në Parlament.

Raporti argumenton se Shteti i Kosovës ka dhënë para për librin personal të Presidentit.

Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur se 65 mijë dollarë janë paguar vetëm për fjalën hyrëse të librit të Thaçit.

“Senatori Dole” ka redaktuar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në një pjesë të dokumenit të komisionit hetimor në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, siguruar nga një deputet i koalicionit qeverisës.

Më 18 korrik të vitit 2017, kompania “Alston and Bird” kishte dërguar në MPJ faturën e titulluar “Strategic Advice and Counsel” që ngarkonte Kosovën me pagesë prej 65 mijë dollarëve.

Ndërkohë, muaj më parë media pati raportuar edhe si avokati britanik Geoffrey Nice i kërkonte paratë për asistimin që kishte bërë në librin e Hashim Thaçit.

Presidenti Thaçi, vazhdimisht ka mohuar se për librin e tij u dhanë para të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat