Letra që Bushi ia kishte dërguar Millosheviqit për Kosovën në vitin 1992

Aktuale

Letra që Bushi ia kishte dërguar Millosheviqit për Kosovën në vitin 1992

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Ish-presidenti amerikan George H.W Bush

Ish-presidenti amerikan George H.W Bush,i cili vdiq sot në moshën 94 vjeçare, do të mbahet mend për mbështetjen e madhe që ia dha Kosovës në rrugën e saj për liri.

Më poshtë gjeni letrën e tij që i kishte dërguar Sllobodan Millosheviqit në vitin 1992, kur në Ballkan nisën luftëra.

“Në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë e Serbi”, kështu ka thënë presidenti tashmë i ndjerë, George Bush, në letrën që ia kishte drejtuar Sllobodan Millosheviqit më 25 dhjetor të vitit 1992, shkruan New York Times.

E më vonë, pasuan edhe deklarata tjera nga politikanë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbështetën deklaratën e Bushit.

Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Warren Christopher, më 13 shkurt të vitit 1993, kishte deklaruar se “Mbeten të përgatitur për t’u përgjigjur kundër serbëve në rast të konfliktit në Kosovë”.

Pasuan deklarata të ngjashme edhe nga Robert Gelbart, përfaqësuesi SHBA-së për Ballkanin që tha se “Politika amerikane nuk ka ndryshuar”.

Madeleine Albright, në mars të vitit 1998, kishte thënë se “Koha për të ndaluar vrasje është tani. Mënyra për ta bërë këtë është të ndërmerren veprime të menjëhershme kundër regjimit në Beograd”.

Më vonë, pasuan edhe deklaratat dhe aksionet që ishin zbatim i mbështetjes së Bushit për Kosovën. Presidenti Bill Clinton, më 9 qershor të vitit 1998 kishte thënë:

“Jam i vendosur të bëj gjithçka që mundem për të ndaluar një përsëritje të masakrës njerëzore në Bosnjë dhe atë “pastrim etnik”. Kam autorizuar njerëz dhe jam duke mbështetur një proces të përshpejtuar të planifikimit për NATO-n”, kishte thënë Clintoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat