Katër temat që Hahn do t’i diskutojë me liderët të hënën

Aktuale

Katër temat që Hahn do t’i diskutojë me liderët të hënën

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 15:16
Johannes Hanhn

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Mësohet se janë katër tema të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët:

– Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret).

– Respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave.

– Autostrada energjetike.

– Aviacioni.

Pritet që Hahn të jetë shumë i ashpër për taksën 100% ndaj produkteve serbe. Kushti do të jetë të hiqet kjo taksë, ose mund të pasojë një formë e izolimit politik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat