Hoxhaj: Shkëmbimi i territoreve hap ‘Kutinë e Pandorës’, duhet të jemi të kujdesshëm

Aktuale

Hoxhaj: Shkëmbimi i territoreve hap ‘Kutinë e Pandorës’, duhet të jemi të kujdesshëm

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po cilëson se Serbia po e pengon normalizimin e raporteve me Kosovën, me kampanjën e saj agresive në politikën e jashtme.

Në një intervistë për median kroate, “Vecernji List”, Hoxhaj ka thënë se vendimi për taksën është marrë me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës.

“Serbia po vazhdon me një fushatë agresive kundër Kosovës, e cila ndikon edhe në procesin e normalizimit të raporteve. Në mënyrë që ne të mbrojmë interesat e shtetit tonë, kemi marrë vendimin për taksën”, ka thënë  Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ideja e Serbisë së madhe ende nuk ka vdekur tek udhëheqësit e Beogradit.

Ai thotë se BE-ja duhet ta dijë rrezikun e politikës serbe, ngase sipas tij e njëjta po ndikon edhe në shtetet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën.

Hoxhaj në këtë intervistë thotë se kur Vuçiq flet për veriun e Kosovës, ai i referohet Republikës Srpska.

“Republika Srbska është tri herë më e madhe se Kosova. Tani janë 30 mijë serbë që jetojnë në very të vendit, dhe janë 70 mijë që jetojnë në tërë territorin e venduit”, thotë ai.

“Demarkimi, apo shkëmbimi i territoreve do ta hapte kutinë e Pandorë, dhe Vuçiq do t’ia bashkëngjiste Republikën Srpska, Serbisë. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat