Xhavit Haliti: E luta Rugovën që të bëhet Komandant i UÇK-së

Aktuale

Xhavit Haliti: E luta Rugovën që të bëhet Komandant i UÇK-së

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:04
Xhavit Haliti dhe presidenti Ibrahim Rugova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij në “Personale” ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

Haliti këto komente i ka bërë teksa ka rrëfyer edhe ngjarje të tjera për jetën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, tashmë presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vite me radhë.

Pikërisht për këtë post, Haliti ka thënë se i kishte bërë ftesë ish- liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat