Zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit: Ibrahim Rugovën nuk ke pasur nevojë me e lutë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit: Ibrahim Rugovën nuk ke pasur nevojë me e lutë

Nga: N.H Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:46
Ibrahim Rugova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

Lidhur e ketë, i menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarit të partisë më të madhe opozitare.

Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se Haliti nuk ka pasur nevojë me e lutë fare presidentin Rugova, sepse, sipas tij, mandatin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura ja kishte garantuar Kushtetuta e Kaçanikut.

“Nuk ke pasur nevojë me e lutë fare o Xhavit Haliti, sepse mandatin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura ja kishte garantuar Kushteta e Kaçanikit, kushtetutë kjo në të cilën, sa herë që ju duhet, thirreni edhe “, ka shkruar Gecaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat