Kurti kujton George H.W. Bush dhe letrën e tij dërguar Serbisë

Aktuale

Kurti kujton George H.W. Bush dhe letrën e tij dërguar Serbisë

Nga: D.RR Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Albin Kurti

Edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar në rastin e vdekjes së ish presidentit të Amerikës, George H.W. Bush.

Kurti thotë se Bush i dërgoi një mesazh të fortë tiranit serb, Milosheviqit, ku i thoshte se në rast se Serbia shkaktonte konflikt në Kosovë, ShBA-të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht në Kosovë madje edhe në Serbi kundër Serbisë e në mbrojtje të Kosovës, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Sot morëm lajmin pikëllues për vdekjen e presidentit të 41-të të ShBA-ve, z. George H.W. Bush. Në fund të vitit 1992, kur në Kosovë represioni dhe mizoria e aparatit shtetwror të Serbisë ishin në kulm, presidenti G.H.W. Bush i dërgoi një mesazh të fortë tiranit serb, Milosheviqit, ku i thoshte se në rast se Serbia shkaktonte konflikt në Kosovë, ShBA-të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht në Kosovë madje edhe në Serbi kundër Serbisë e në mbrojtje të Kosovës.

Për këtë arsye presidenti George H.W. Bush do të mbajë një vend të nderuar e do të respektohet në historinë e shqiptarëve.

Ai ishte një veteran i dalluar i Luftës II Botërore, një diplomat i niveleve më të larta, një ndër aktorët kryesorë meritorë për rrëzimin e perdes së hekurt dhe për demokratizimin e Evropës Lindore. Bashkë me kancelarin gjerman Helmut Kohl ai u angazhua për bashkimin e Gjermanisë, dhe vazhdimisht investoi në forcimin e Bashkimit Evropian e të NATO-s.

Si një politikan i moderuar, e partizan i demokracisë, ai nuk binte pre e dëshirës për demonizimin e opozitës, e në sferën ndërkombëtare, edhe pse në krye të vendit më të fuqishëm në botë, ai nuk qeveriste me arrogancë. Sipas fjalëve të tij ai ëndërronte një botë ku “i madhi e respekton të voglin e nuk i imponohet”.

Sot, e ngushëllojmë familjen Bush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat