Grafit në Prishtinë: “Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi” - Bota Sot
Grafit në Prishtinë: “Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”

Aktuale

Grafit në Prishtinë: “Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Grafit në Prishtinë: “Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”

“Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”, është mesazhi i njërit prej grafiteve që është parë sot në sheshin e kryeqytetit.

Kjo duke pasur për referencë takimin e zhvilluar në Paris ndërmjet presidentit Hashim Thaçit dhe homologut rus Vladimir Putin, dhe në anën tjetër dënimin që është duke vuajtur ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, për rastet “Drenica 1 dhe 2”.

Ditë më parë ishin shfaqur grafite me mbishkrimet “Hashim Putin” dhe “Vladimir Thaçi”, duke u ndërruar mbiemrat dy presidentëve.

Kujtojmë se lirimi i Selimit është kërkuar edhe përmes protestave, së fundi në shtator të këtij viti veteranët e luftës së UÇK-së dhe organizatat tjera, paralajmëruan se nëse nuk do të ndërmerren masa nga institucionet, protestat do të vazhdojnë përsëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...