“Nesër shënojmë 74 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, arkitektit të shtetit tonë”

Aktuale

“Nesër shënojmë 74 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, arkitektit të shtetit tonë”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:01
Ibrahim Rugova

Po të ishte gjallë Presidenti Ibrahim Rugova nesër do ta festonte ditëlindjen e 74-të.

Pasardhësit e partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës, do ta shënojnë këtë ditë.

“Nesër shënojmë 74 vjetorin e lindjes së arkitektit të shtetit tonë. Ibrahim Rugova i Kosovës, i priu një vendi të tanë drejt lirisë e pavarësisë; drejt identitetit tonë shtetëror. Urtësia, durimi e maturia e tij politike mbesin virtyte të papërsëritshme në Kosovë. Për këto u çmua brenda nga bashkëqytetarët e tij; u respektua lartë nga aleatët më me nam jashtë. Tipare si këto i mungojnë jetës publike edhe sot”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Trashëgimia politike e tij dhe lëvizjes së tij, Republika e Kosovës – shtet i pavarur e sovran – ka me rrnu gjithherë”.

“Ky projekt i arritun me mund plot, ka qenë objekt i rrënuesve të brendshëm e të jashtëm padallim; pandërprerë. Është edhe sot. Kanë dështuar megjithatë të gjithë; do të dështojnë edhe këta tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat