Kërcënohet Pacolli, lajmëron rastin në Polici të Kosovës

Aktuale

Kërcënohet Pacolli, lajmëron rastin në Polici të Kosovës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka pasur dje punë me institucionet e drejtësisë.

Ai ka lajmëruar në stacionin nr.2 të Policisë e Kosovës për një rast kanosje që i është bërë atij nga një person.

Burime të medias kanë thënë se Pacolli ka raportuar rastin në polici, për ta dërguar pastaj te Krimet e Rënda.

Sipas burimeve, meqë kanosja ka qenë shumë serioze rasti është dërguar te Krimet e rënda, ku nuk shkojnë zakonisht.

Personi i dyshuar, i njohur për policinë ende nuk është intervistuar dhe janë në kërkim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat