Daçiq e pranon: Çdo ditë ne jemi më afër humbjes së Kosovës

Aktuale

Daçiq e pranon: Çdo ditë ne jemi më afër humbjes së Kosovës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:17
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në një intervistë për mediat serbe ka folur për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëj presion për heqjen e pakuptimtë të taksës ndaj produkteve serbe.

Ministri tha se nëse tre vite më parë BE ka arritur që të heq bllokadën e Kroacisë në kufi me Serbinë, atëherë mund ta bëjë edhe me Prishtinën.

Po ashtu shtoi se nuk ka qeveri në botë që nuk ka kërkuar heqjen e taksës, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-të. Sipas tij vetëm qeveria shqiptare mendon ndryshe rreth kësaj çështje.

Ndërsa në pyetjen se a vazhdon që Prishtina ta ketë ende përkrahjen e fuqive botërore pas vendosjes së taksës, ministri serb u përgjigj: “Ndoshta e kishte, por nuk e ka më.”

“Serbia nuk e marrë ndonjë kundërmasë sepse ne respektojmë marrëveshjet.”, u shprehë Daçiq.

Kurse për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa nuk hiqet deri në momentin kur Serbia  ta njohë Kosovën, Daçiq tha se Haradinaj flet për shumë gjëra që nuk ndodhin.

Ndërsa për dialogun tha se deri sa të hiqet taksa dhe të normalizohet gjendja nuk mund të ketë bisedime.

“Çdo dialog deri sa të normalizohet situata nuk do të kishte kuptim.” U shprehë ai. “Çdo ditë pa një zgjidhje, ne jemi një ditë më afër humbjes së Kosovës.” , përfundoi  Ivica Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat