Mehmeti: Ligji i ri i zgjedhjeve hapi i parë që të prodhojnë institucione të fuqishme dhe funksionale

Aktuale

Mehmeti: Ligji i ri i zgjedhjeve hapi i parë që të prodhojnë institucione të fuqishme dhe funksionale

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:29
Xhavit Mehmeti

Xhavit Mehmeti drejtor ekzekutiv i FODEM-it, thotë se, për momentin zgjedhje nuk janë prioritet, pasi ka nevojë që subjektet politike të Kosovës të dakordoheshin pas konsultimeve paraprake që të caktohej koha e duhur që ato të mbahen.

“Parimisht në situatën që jemi ato me pajtueshmëri të të gjithëve duhej të mbaheshin në pranverë e më së largu deri në fillim verën 2019. Së pari konsultimet, caktimi i datës me marrëveshje dhe reforma zgjedhore e cila ka nevojë të ndryshojë. Ligji i ri i zgjedhjeve do të duhej të ishte hapi i parë. Zgjedhjet kurdo që të mbahen duhet të mundësojnë pjesëmarrjen e votueseve të cilët janë të pajisur vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, marrëveshja për datën e zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore do prodhonte fuqi politike e cila në të ardhmen do të garantonte fuqinë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës karshi zhvillimeve dhe sfidave të momentit me qëllim të forcimit dhe mbrojtjes të ligjshmërisë e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Zgjedhjet e reja nuk duhet të prodhojnë një situatë të ngjashme siç është për momentin funksionimi i një qeverie e cila nuk e ka shumicën. Zgjedhjet duhet të prodhojnë institucione të fuqishme dhe funksionale të Republikës së Kosovës”, përfundon Xhavit Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat