Pacolli: Të gjithë e ndjejmë nevojën e Rugovës

Aktuale

Pacolli: Të gjithë e ndjejmë nevojën e Rugovës

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 11:45
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij.

Pacolli ka shkruar në Facebook se “Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu!”.

Postimi i plotë:

Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat