Abdullahu tregon çfarë i kishte thënë Rugova vite më parë në Londër

Aktuale

Abdullahu tregon çfarë i kishte thënë Rugova vite më parë në Londër

Nga: A.ZH Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Ibrahim Rugova dhe Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu, me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se çfarë i kishte thënë ky i fundit shumë vite më parë në Londër.

Abdullahu, në një postim në Facebook, ka zbuluar se Rugova i kishte thënë atij që “të mundoheshin, të përfitonin sa më shumë miq, pasi do t’i duheshin shumë Kosovës”, përcjell Bota sot.

Mirëpo, sipas Abdullahut, sot jo vetëm që “nuk po fitojmë miq”, por” për më keq edhe po i zhgënjejmë ata që i kemi fituar që moti”.

Postimi i plotë i Abdullahut:

"Mundohuni të perfitoni sa më shumë miq do të na duhen shumë" - Ibrahim Rugova.

Kështu më kishte thënë Presidenti Rugova në Londër, shumë vite më parë, deri sa po e shfletonte një numër te gazetës, sikundër shihet në foto, të cilën e nxirrnim ne, komuniteti shqiptar atje.

Më vije të bërtas nga inati sot që nuk po mund të fitojmë më shumë miq e për më keq, kemi filluar t’i zhgënjejm disa që i kishim fituar qysh moti. 

Trishtohem kur po e kuptoj se sot, kanë filluar t’i shiten Serbisë rrenat më shumë se Kosovës të vërtetat./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat