Liburn Aliu godet deputetët e PSD-së: Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti

Aktuale

Liburn Aliu godet deputetët e PSD-së: Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:28
Liburn Aliu

Nuk kanë të ndalur reagimet nga pjesa tjetër e opozitës ndaj propozimit të PSD-së, që opozita të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë.

I fundit që ka reaguar është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se më në fund e ka çdo gjë të qartë për grupin që doli nga Vetëvendosje.

“Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Ja postimi i Aliut në Facebook:

Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat