Dardan Molliqaj i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Aktuale

Dardan Molliqaj i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Nga: D.RR Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:50
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, pasi ky i fundit i reagoi PSD-së lidhur me dialogun me Serbinë.

Molliqaj thotë se partia e Hotit dhe partitë e tjera duhet të merren me mbrojtjen e vendit, e jo të merren me PSD-në.

Molliqaj ia kujton Hotit se LDK-ja zgjodhi Thaçin president dhe e bëri Veselin kryetar Kuvendi, transmeton “Bota sot”.

Deputeti i PSD-së bën thirrje që opozita të jetë sa më e bashkuar dhe të lënë anash hipokrizinë.

Postimi i plotë:

Në vend se Avdullah Hoti dhe partia të cilës i takon të marrin përgjegjësinë që iu takon në mbrojtjen e vendit, tash kur Kosova po rrezikohet nga negociatat pa platformë, ai paska zgjedhur të merret me PSD-në.

Avdullah, për dallim prej juve, ne si PSD do të angazhohemi vazhdimisht që ta ndalim Thaçin t’i vazhdoj negociatat për vendin tonë krye në vete e pa platformë.

Ju vazhdimisht i jeni nënshtruar PDK-së. E keni zgjedhur Thaçin president e Veselin kryetar të Kuvendit. Andaj, të lus shumë si koleg që të kam, leje anash hipokrizinë.

Në këto momente, Kosovës i duhet më pak hipokrizi e më shumë konstruktivitet. I duhet bashkim i të gjitha partive opozitare, në mënyrë që të jemi më të fuqishëm përballë Serbisë në këto negociata vendimtare për të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat