Haxhiu: Aventura personale e Thaçit të shpallet e pavlefshme

Aktuale

Haxhiu: Aventura personale e Thaçit të shpallet e pavlefshme

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:59
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar qëndrimin e PSD-së se opozita duhet t’i bashkohet dialogut, duke thënë se duhet ndalura çdo orvatje në këtë drejtim, pasi kjo është në shërbim të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ndërkohë që PSD kërkoi që opozita t’i bashkohet dialogut me Serbinë, pasi që për këtë të jetë arritur një konsensus politik, deputetja Haxhiu thotë se nëse anashkalohet raporti i Qeverisë së Kosovës mbi marrëveshjet e Brukselit, atëherë dëmi do të jetë i madh.

Postimi i plotë në Facebook:

Aventura personale e Thaçit duhet shpallur e pavlefshme. Përveç ndaljes së këtij pazari, çdo orvatje tjetër është shërbim për Hashim Thaçin. 

Hapi tjetër është shqyrtimi dhe vlerësimi i raportit 38 faqësh i Qeverisë së Kosovës për mbi 33 marrëveshjet e Brukselit. Nëse kjo anashkalohet, atëherë dëmi përmbajtësor dhe procedural është tejet i madh. Në këtë mënyrë propozimi i një rezolute, që nuk e kritikon as Presidentin dhe as Qeverinë, as të kaluarën dhe as të tashmen e dialogut, na premton siguresa në fund të procesit. Kjo rezolutë e forcon Thaçin dhe është pro tij. Në fund, siguresat janë të pasigurta.

Atëherë do të jetë tepër vonë. Dhe, garancia vetëm në fund është leje për shkelje të parimeve tash dhe ndërkohë. Këto janë garancione që e kamuflojnë mashtrimin dhe rezoluta është për forcimin e Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat