Kuçi e PSD-së i reagon Avdullah Hoti, thotë se i shërben Hashim Thaçit

Aktuale

Kuçi e PSD-së i reagon Avdullah Hoti, thotë se i shërben Hashim Thaçit

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka konsistencë politike “vetëm kur është në pyetje shërbimi ndaj Thaçit”.

Kuçi, në një reagim ndaj deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, ka thënë se është e dhimbshme kur e sheh Hotin të flasë për qëndrueshmëri politike.

“E dhimbshme kur e dëgjon Avdullah Hotin të flasë për qëndrueshmëri dhe legjetimitet. Një zë i plogësht i një partie që s’ka kurrfarë legjitimiteti të flasë për qëndrueshmëri. Një zë i partisë që konsistencë pati vetëm kur ishte në pyetje shërbimi ndaj Thaçit”, është shprehur Kuçi, përmes një postimi në Facebook.

Hoti ka thënë sot se vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e atyre që e udhëheqin Kosovën dhe e përfaqësojnë në dialog, duke i kujtuar edhe PSD-së se duhet të verifikojë 12 mandatet që ka në Kuvend, pasi janë mandate që janë fituar nga një parti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat