Vendosja e taksave ndaj Serbisë sjell Johannes Hahn në Kosovë

Aktuale

Vendosja e taksave ndaj Serbisë sjell Johannes Hahn në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 06:53
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat