Apostolova viziton deputetët e Listës Serbe të ngujuar në Kuvend

Aktuale

Apostolova viziton deputetët e Listës Serbe të ngujuar në Kuvend

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:00
Apostolova po qëndron në zyrën ku prej dje po qëndrojnë deputetët e Listës Serbe.

Shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova po qëndron në zyrën ku prej dje po qëndrojnë deputetët e Listës Serbe.

Apostolova ka hyrë në zyrë dhe mediat nuk janë lejuar të kenë qasje.

Këta deputetë e kanë kaluar natën në hapësirat e Kuvendit që nga mbrëmë dhe janë duke pritur që të takohen më komisionarin evropian për Zgjerim, Johannës Hahn i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo protestë ka ardhur pas vendosjes së taksës prej 100 për ndaj produkteve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat