Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që vendimi për vizat të mos merret as këtë vit nga Bashkimi Evropian.
Lekaj e ka akuzuar këtë institucion, duke shkruar se disa zyrtarë të BE-së janë burokratë.
“Është e vërtetë që jemi vendi më properëndimor në Evropë, e ndoshta në botë, por e vërteta tjetër e dhimbshme është se jemi më të margjinalizuarit në këtë pjesë të botës. Deri kur kështu, që disa zyrtarë, burokratë të pandreçshëm, të luajnë me ndjenjat dhe durimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj?! S’duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të patur sovranitet, integritet, për të levizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka pasur edhe një mesazh për komisionerin Hahn që do të vie sot në Kosovë.
Theksoi se taksa nuk do të hiqet në asnjë mënyrë.
“Taksa 100% të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja. Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni”, ka shkruar Pal Lekaj.