Lajme të këqija për liberalizimin e vizave

Aktuale

Lajme të këqija për liberalizimin e vizave

Nga: N.Sh Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:42
Ilustrim

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova nuk është pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave të BE-së, për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Lajme të këqija prej Austrisë: Konfirmohet e pritura, nuk jemi pjesë e agjendës së Këshillit (të Ministrave) për çështjen e liberalizimit. Kjo me gjase do të na e humbë edhe vitin 2019, pa pasur mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen”, ka shkruar Murati.

Kujtojmë se edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, para pak ditësh tha se për viza, Kosova as që figuron në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, gjë që sot u konfirmua.

Murati në anën tjetër thotë se mrekullia mund të ndodhë, “me ndonjë lëvizje në çastet e fundit në agjendë. Gjasat për këtë lëvizje janë 0.001%”.

“BE-ja e ka humbe busullën me Ballkanin. Është krejtësisht e ç’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, që nga 2010 e deri më tani, më shumë kanë bërë politikë elektorale me liberalizim sesa punë konkrete. Ky është rezultati, qytetarët e mbyllur në disa km2”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat