Kryeministri Ramush Haradinaj, ka inkurajuar prodhuesit kosovarë për krijimin e lidhjeve të bizneseve për promovim të produkteve vendore dhe potencialin ekonomik në vend.
“Ne e kemi për qëllim zvogëlimin e importit të produkteve ose zëvendësimin e produkteve. Taksa 100 përqind nuk duhet parë si mundësi për rritje të çmimeve, por mbështetje për prodhuesit”, ka thënë Haradinaj me rastin e hapjes së panairit Agrobiznes “Shporta jonë” të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ai ka shtuar se janë rritur prodhimet vendore që prej vendimit të vendosjes së taksës ndaj produkteve me origjinë të Serbisë.
Ministri i MTI-së Endrit Shala, me qëllim të promovimit të produkteve të Kosovës, ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë prodhimet vendore.
“Ne si Qeveri jemi të përkushtuar për mbështetjen e prodhimeve “Made in Kosovo”, për nevoja të Kosovës dhe për eksport”, theksoi Shala.
Ai ka shtuar se një ndër prioritet është edhe rritja e cilësisë së produkteve vendore.
Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi, ka thënë se në këtë panair do të shfaqet potenciali i ekonomisë së Kosovës.