‘Personat me aftësi të kufizuara të integrohen në shoqëri’

Aktuale

‘Personat me aftësi të kufizuara të integrohen në shoqëri’

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka deklaruar se personat me aftësi të kufizuara në asnjë mënyrë nuk guxon të quhet e margjinalizuar në shoqëri, por duhet të jetë e barabartë dhe e integruar në shoqëri.

Ai gjatë shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara tha se të gjithë e kanë për obligim të punojnë për këtë komunitet, për të krijuar kushte për t'i arsimuar dhe në këtë mënyrë të bëjmë të mundur që të ndihen të barabartë në shoqëri.

“Shënimi i kësaj dite të veçantë nënkupton kujdesin që duhet ta kemi në vazhdimësi për personat me nevoja të veçanta, e në veçanti të kujdesemi për edukimin dhe arsimimin e tyre. Ka shumë sfida kur flitet për arsimimin e personave me nevoja të veçanta, por ne po punojmë dhe e kemi obligim që t’i kalojmë sfidat në këtë drejtim”, shkruan ministri Bytyqi në Facebook.

“MASHT tashmë e ka të përgatitur infrastrukturën ligjore, e cila jep mundësi dhe obligon institucionet politikë-bërëse dhe arsimore të krijojnë kushte dhe të kujdesen për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, në mënyrë që ata të aftësohen për t’u kujdesur për veten dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë”, shton ai.

Ministri Bytyqi ka vizituar edhe ambientet e Qendrës Burimore “Nënë Tereza”, ku ishte hapur ekspozita e përgatitur nga nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat