Kosnett: Marrëdhëniet SHBA- Kosovë të pakrahasueshme

Aktuale

Kosnett: Marrëdhëniet SHBA- Kosovë të pakrahasueshme

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:38
Hashim Thaçi dhe Philip Kossnet

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Kreu i shtetit me këtë rast u shpreh se diplomati amerikan është me fat që shërben për popullin më pro amerikan në botë.

Thaçi u shpreh se me padurim po pret të fillojë angazhimin e tyre të përbashkët me qëllim të zhvillimit të vendit.

Thaçi: Mezi pres të fillojmë angazhimet për një drejtim të qartë për vendin

“Jam shumë mirënjohës i nderuar ambasador për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht në këto tri dekadat e fundit, besoj që edhe kapitullin e tretë pas lirisë dhe pavarësisë, tash integrimi i Kosovës në NATO dhe në strukturat euroatlantike do e realizojmë me  një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar, andej prej me padurim që të fillojmë angazhimet tona të përbashkëta me një agjendë mirë të koordinuar që nënkupton fqinjësi të mirë me fqinjët, zhvillimin ekonomik, rendin dhe ligjin, të ardhmen euroatlantike, jetë multietnike, një harmoni mes njerëzish, dhe para se gjithash një drejtim të qartë dhe të drejtë për vendin tonë“, u shpreh presidenti i Kosovës.

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u shpreh se është kënaqësi t’i shërbejë Kosovës, dhe se marrëdhëniet  e SHBA-së me vendin tonë i  konsideron të pakrahasueshme.

Kosnett: Mbështetja jonë ndaj Kosovës nuk mund të krahasohet me asnjë shtet tjetër

“Kam nderin edhe kënaqësinë që po kthehem sërish për ta parë përparimin që Kosova e ka arritur në rrugëtimin e saj drejt paqes, përparimit dhe po ashtu përparimin me fqinjët e vet. Qeveria jonë si zakonisht është këtu për të mbështetur këtu sepse mendoj se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të tilla që nuk mund të krahasohen në mes shteteve të ndryshme askund në botë. Mendoj që është privilegj që të shërbej këtu”, u shpreh ai.

Ambasadori i ri SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Kossnet: ShBA është këtu për të mbështetur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditë së sotme ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të ShBA-së, Philip Kossnet, i cili ka thënë se ka shikuar progresin që Kosova ka bërë në drejtësi, prosperitet dhe stabilitetin me fqinjët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do e realizojnë një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar që nënkupton të ardhmen euroatlantike.

"Ambasadori është njëri me fat që do shërbej në popullatën më pro amerikan në Kosovës. Ambasadori ka shërbyer edhe më herët dhe do vazhdoj me punë. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në tri dekadat e fundit dhe besoj edhe në kapitullin e tretë do e realizojmë me një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar një agjendë që nënkupton të ardhmen euroatlantike, harmoni mes njerëzish dhe fqinjësi të mirë", tha ai.

Ambasadori i ri i SHBA-ve, Philip Kossnet tha se është nder për të që të shërbejë në Kosovë.

"Është nder për mua dhe familjen time të jem sot këtu. Kam shikua progresin që Kosova ka bërë në drejtësi, prosperitet dhe stabilitetin me fqinjët. ShBA është këtu për të mbështetur. Bashkëpunimi në mes nesh është i pakrahasueshme dhe më vjen mirë që të jem këtu të shoh përparimin që e ka arritur do të vazhdojnë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të ngushtë", tha ai.

Konferenca e Thaçit me ambasadorin e ri të SHBA-ve (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat