Limaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Aktuale

Limaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:02
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj,

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së Hyzri Tallës, Afrim Maliqit dhe Ilir Durmishit. Limaj ka thënë se rënia e tyre ishte humbje e madhe për UCK-në. “Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

“Sot, në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e luftëtarëve të Lirisë, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë. Rënia e tyre u kthye në burim frymëzimi për ta vazhduar luftën tonë të drejtë. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kombit! FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat