Hulumtuesi nga Cambridge: Serbia e ka humbur Kosovën

Aktuale

Hulumtuesi nga Cambridge: Serbia e ka humbur Kosovën

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:14
Timoty Less

Hulumtuesi i Forumit Gjeopolitik në Universitetin e Cambridgeit dhe ish-diplomati në Ballkan, Timoty Less thotë se Kosova është e humbur për Serbinë.

Sipas tij, Serbia duhet të përpiqet të shpëtojë sa më shumë atë që mundet.

Siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ai ka thënë se nëse Kosova e Serbia nuk merren vesh për zgjidhje, mund të ndodhë imponimi i zgjidhjes së njëanshme nga njëra palë.

“Shqiptarët dëshirojnë zgjidhjen e statusit të vet, ata kërkojnë përfundimin e këtij procesi dhe Serbia duhet të shpëtojë maksimalisht atë që mundet”, ka thënë Less në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat