Ambasadori i ri amerikan në Kosovë: Kemi miqësinë më të afërt në botë

Aktuale

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë: Kemi miqësinë më të afërt në botë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:06
Philip Kosnett

Pas 15 vitesh është kthyer në Kosovës, kësaj radhe si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Philip Kosnett, të hënën dorëzoi kredenciale te Presidenti i Kosovës e pas një takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj, ai tha se nuk njeh ndonjë vend tjetër në botë që ndan një miqësi kaq të afërt se sa Amerika dhe Kosova.

Tregoi se në cilat fusha do të jetë më i përkushtuar.

Kosnett: Nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë që ndan një miqësi kaq të afërt se sa Amerika dhe Kosova

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe unë nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë që ndan një miqësi kaq të afërt se sa Amerika dhe Kosova. Pres me padurim që të punoj nga afër me kryeministrin Haradinaj në shumë çështje të ndryshme, si ekonomia, sundimi i ligjit, siguria, raporti i Kosovës me fqinjët e saj, dhe mendoj se jemi në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Kosnett.

E quajti privilegj kthimin e tij në Kosovë.

Ndërkohë kryeministri Haradinaj i premtoi Kosnetttit një bashkëpunim të sinqertë dhe një punë të përbashkët për të mirën e Kosovës por edhe te rajonit dhe marrëdhënieve të ndërsjella.

Haradinaj: Do të punojmë bashkë për të ardhmen

“Shfrytëzova rastin që ta uroj për punën që e ka marrë dhe për nderin që do ta kemi për të punuar bashkë në të ardhmen, për të mirën e popullit të Kosovës dhe popullin e Amerikës, si dhe për marrëdhëniet bilaterale”, tha ai.

Haradinaj gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për proceset politike dhe në ato ekonomike nëpër të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës.

Në të njëjtën kohë Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat