Paralajmëron ish-ambasadori: Së shpejti do t’ia shohim tymin

Aktuale

Paralajmëron ish-ambasadori: Së shpejti do t’ia shohim tymin

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Lulzim Peci

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se politika e BE-së “Serbia e para”, është duke e destabilizuar rajonin, dhe së shpejti do t’ia shohim tymin.

Sipas tij, njëjtë BE-ja veproi edhe në fillim të krizës jugosllave, përcjell “Bota sot”

Ai ka thënë se në krejt ketë katrahurë, turpi më i madh i BE-se është privimi i qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, përkundër përmbushjes se të gjitha kritereve.

Ja postimi i tij:

Politika e BE-se “Serbia e para”, eshte duke e destabilizuar rajonin, dhe se shpejti do ia shohim tymin.

Njejte BE-ja veproi edhe ne fillim te krizes jugosllave, por po duket se nuk ka nxjerrur mesime. Brukseli eshte duke tentuar qe ta zbus Serbine, por ka harruar se ajo ne keto rrethana behet edhe me teper subverzive. Kete drejtim mund ta marrin ngarjet kur BE-ja rreshtohet me “burimin e rrezikut”.

Ne krejte kete katrahure, turpi me i madh i BE-se eshte privimi i qytetareve te Kosoves per levizje te lire, perkunder permbushjes se te gjitha kritereve.

Me kete, BE-ja e ka humbur para Kosoves, edhe kredibikitetin per te ndermjetesuar ne dialogun per normalizimin e marredhenieve me Serbine.

Te behemi gadi per “vitin e mbrapshte” qe e kemi para vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat