Veseli: Çështja e liberalizimit të vizave, krejtësisht politike

Aktuale

Veseli: Çështja e liberalizimit të vizave, krejtësisht politike

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:51
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova më shumë se çdo vend në regjion i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

Veseli në emisionin ‘Pressing’ ka theksuar se mosliberalizimi i vizave është një lajm dëshpërues.

“Ky është lajm dëshpërues edhe për Bashkimin Evropian për vet faktin se BE i ka vendosur disa standarde përmes të cilave e ka vlerësuar çdo vend në rrugëtimin për liberalizmin e vizave. Ndërsa ne më shumë se çdo vend në regjion i kemi plotësuar kushtet, janë 95. Kemi arritur të shkojmë më tutje në reforma të sistemit të drejtësisë. Ne kemi arritë të përmbyllim edhe çështje të hapura siç është çështja e kufijve e demarkacionit, ju e dini se sa na ka kushtuar kjo”, ka thënë Veseli, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka shtuar se në BE është rritur skema e populzimit ndërsa Parlamenti Evropian ka edhe zgjedhje.

“Është thënë se çështja e liberalizimit është çështje teknike nuk ka të bëj me ndërmarrje politike tani po del se paska qenë krejtësisht politike, për vet faktin se liberazim të vizave u ka dhënë vendeve njerëzve që kanë problem të madh edhe me korrupsion . Kjo më tepër sesa padrejtësi është edhe gabim i madh i BE kjo do të jetë shembull i një kriteri që nuk e respekton as BE”, është shprehur i pari i Kuvendit.

Veseli ka porositur të rinjtë të mos ftohen për shkak të mosliberalizimit të vizave duke theksuar se Kosovën askush nuk mund ta ndal drejt perëndimit dhe Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat