Haradinaj në panik, deputeti i tij jep dorëheqje pas dështimit të vizave - Bota Sot
Haradinaj në panik, deputeti i tij jep dorëheqje pas dështimit të vizave

Aktuale

Haradinaj në panik, deputeti i tij jep dorëheqje pas dështimit të vizave

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:12
Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, kishte premtuar para disa muajsh se do të japë dorëheqje nëse vizat nuk hiqen për Kosovën këtë vit, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo siç duket, dorëheqja e Kuçit do të vie pas deklaratave të komisionarit për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, pasi ky i fundit sot gjatë vizitës në Kosovë, zyrtarisht e konfirmoi se Kosova nuk do të jetë as në agjendën e këshillit të ministrave Evropian, të cilët do të votonin për vizat.

Por, a do të jap dorëheqje Blerim Kuçi?

Image
Blerim Kuçi

Ai në një përgjigje dhënë për media ka thënë se do ta mbaj premtimin dhe nuk tërhiqet nga fjala e dhënë.

"Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap dorëheqje nëse nuk ndodh sivjet liberalizimi.  "Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik", është shprehur Kuçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...