Veseli: Do ta takoja edhe unë Putinin, s'frikohem

Aktuale

Veseli: Do ta takoja edhe unë Putinin, s'frikohem

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar takimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, javë më parë, në Francë.

Veseli ka thënë se takimi i Thaçit me Putinin nuk e bën presidentin e Kosovës prorus.

“Me kë takohet (Thaçi), përfaqëson shtetin e pavarur e sovran. Nuk humbim ne”, është shprehur ai.

Sipas Veselit, është “varfëri të gjykosh presidentin e shtetit pse po takohesh...”.

Kreu i PDK’së ka thënë se do të vepronte njësoj si Thaçi – do ta takonte edhe vetë Putinin. 

“S’frikohem pse e takoj”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat