Veseli takohet me ambasadorin e ri të SHBA-së, Philip Kosnett

Aktuale

Veseli takohet me ambasadorin e ri të SHBA-së, Philip Kosnett

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Kadri Veseli

Ky është takimi i pari mes Veselit dhe Kosnett prej se është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ky është takimi i pari mes Veselit dhe Kosnett prej se është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë.

Kosnett dje është takuar me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Thaçi në këtë takim pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett tha se është një privilegj dhe nder kthimi në Kosovë pas 15 vitesh për të shërbyer si ambasador i SHBA-së.

Ai tha se Kosova është në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat