Shala: Serbia asnjëherë nuk e ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s kur është fjala për Kosovën

Aktuale

Shala: Serbia asnjëherë nuk e ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s kur është fjala për Kosovën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Endrit Shala

Sipas tij, Kosova njihet si një shtet kandidat potencial dhe Kosovës i është dhënë edhe perspektiva e BE-së. 

Shala ka shtuar se Serbia nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFTA dhe ka krijuar barriera në vazhdimësi ndaj kompanive kosovare për lëvizjen e mallrave nëpër Serbi.

David Cullen nga Komisioni Evropian ka thënë se taksa ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e ka vënë  në hije punën e Kosovës në kryesimin e CEFTA-s. 

“Si pasojë e kësaj mase jo të gjitha palët e CEFTA-s janë këtu në këtë Javë dhe nuk mund të merren vendime të përbashkëta të CEFTA-s. Më lejoni të jap qëndrimin e KE për këtë. masat e fundit që janë vënë nga Kosova, janë kundër rregullave dhe parimeve të CEFTA-s. Mosmarrëveshjet tregtare ndodhin dhe ne e kuptojmë se ka barriera të vërteta, që Kosova po ballafaqohet me to, por duhet të adresohen në forume adekuate që përfshihen edhe kornizën e CEFTA-s”, theksoi Cullen. 

Ai tutje ka thënë se derisa masa ndaj mallrave me origjinë serbe dhe të Bosnjës është miratuar, kryesimi i Kosovës ka qenë i suksesshëm. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë Serbia nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka arrit që të zgjidhë këto probleme.

 Rukiqi tha se 60 përqind e bizneseve nuk kanë pa asnjë përfitim nga CEFTA.  Sipas tij, nuk janë vetëm Serbia dhe Bosnja që kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. Ndërsa, në Javën e CEFTA që po mbahet sot në Prishtinë, nuk po marrin pjesë Serbia, Bosnja dhe Moldavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat