Mosliberalizimi i vizave, LDK dhe VV kërkojnë llogari nga qeveritarët

Aktuale

Mosliberalizimi i vizave, LDK dhe VV kërkojnë llogari nga qeveritarët

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:39
Pamje nga takimi

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme thirrur nga 42 deputetë nënshkrues lidhur me "dështimet e koalicionit qeverisës", të cilat sipas tyre kulmuan me mosliberalizim të vizave. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Seanca është thirrur nga Vetëvendosje dhe LDK pas deklaratave të djeshme të komisionarit për Zgjerim Johaness Hahn që i dha në Prishtinë. Ai tha se data reale për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës është viti 2020.

Veseli: Në orën 16:00 do të kemi seancë të jashtëzakonshme

“Do të kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme, tani në ora 16. Dy grupet parlamentare i kanë dorëzuar 42 nënshkrime në bazë të të cilave kryesia ka vendosur që të mbahet seanca e jashtëzakonshme në orën 16. Kuvendi i Kosovës po punon, ky është lajmi pozitiv. Do të ketë edhe vendimmarrje besoj", tha  Veseli.

Për sot ishte paraparë që të mbahet seanca me pikat e mbetura nga seancat e kaluara./N

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat