Yll Rugova jep dorëheqje nga pozita në Komunën e Prishtinës

Aktuale

Yll Rugova jep dorëheqje nga pozita në Komunën e Prishtinës

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:01
Yll Rugova

Yll Rugova ka dhënë dorëheqje nga pozita si drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte filluar me pakënaqësi gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit pas ndarjes në Lëvizjen Vetëvendosje që rezultoi me kalimin e 12 deputetëve dhe 2 kryetarëve komunash në Partinë Socialdemokrate (PSD).

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar drejtorët që ishin anëtarë të LVV-së përpos drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Yll Rugova.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Sqarim për opinionin

Këto ditë edhe formalisht kam dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të kulturës, për arsyet që i kam bërë publike tashmë.

Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

Do të fokusohem në rolin tim brenda Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbrojtur vizionin qeverisës për Prishtinën dhe për ta bërë gati programin e ri për të ardhmen.

#prishtina

(Kohët e fundit më është dashur të jap shumë sqarime në lidhje me dorëheqjen andaj e pashë të udhës ta bëj publik këtë njoftim.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat