Mimoza Kusari: Nënshkrimet tona janë falsifikuara nga LDK-ja, as nuk gjendem në Kosovë

Aktuale

Mimoza Kusari: Nënshkrimet tona janë falsifikuara nga LDK-ja, as nuk gjendem në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:00
Mimoza Kusari Lila

(E plotësuar) - Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka sqaruar çështjen e tërheqjes së nënshkrimeve për seancën e jashtëzakonshme e cila ishte paraparë të nisë në ora 17:00.

Kusari-Lila ka thënë që përdorimi i nënshkrimit nga LDK-ja është “jokorrekt” dhe sipas saj një shkelje e rëndë e ligjit.

“Duket se LDK-ja ka përdorur nënshkrimin në kohën kur kemi qenë unë dhe Ilir Deda anëtarë ndërsa në aspektet tjera kanë dashur që nënshkrimet tona iu duhen prapë po konsideroj që nuk është korrekte pasi paraqet një shkelje të rëndë.

“Nuk e besoj që LDK e konsideron që secili prej deputetëve duhet të jetë “blanko” i njëjti miratim asnjëra nuk mund të jetë me 100përqind konfirmim

“Marrja e tillë pa asnjë miratim me një arrogancë të deputetëve të një partie të vogël bëhet edhe më e papranueshme kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”, ka thënë Kusari-Lila.

Mimoza Kusari: Nënshkrimet tona janë falsifikuara nga LDK-ja, as nuk gjendem në Kosovë

Deputetja e Alternatives, Mimoza Kusari Lila ka thënë se nënshkrimi i saj dhe i deputetit, Ilir Deda për thirrje të seancës së jashtëzakonshme është manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Deputetja Kusari për media ka thënë se nuk është në Kosovë aktualisht, dhe se nuk e ka nënshkruar listën.

“Prej dje jam në Podgoricë, pra nuk gjendem në Kosovë dhe as nuk kam nënshkruar asnjë thirrje për seancë, e as nuk kam marrë thirrje nga ndonjë për nënshkrim. Sot e kam marr një mesazh nga Avdullah Hoti që ai pret koordinim nga ne për seancë, por jo unë nuk kam nënshkruar sot. Ai nënshkrim ka qenë kopje e ndonjë nënshkrimi tjetër”, ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka shtuar se në Podgoricë do të qendroj deri nesër pasdite.

Ndërsa, edhe Deda i ka shkruar Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar sqarime lidhur me nënshkrimin e tij.

Ndryshe, seanca pak minuta para se të nis, u ndërpre, pasi Veseli tha se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat